Bashota: Në verë pritet të nis ndërtimi i parkingut nëntokësor në Prishtinë

20 shkurt 2019 | 12:29

Drejtori për Planifikim Strategjik dhe Zhvillim të Qëndrueshëm, Genc Bashota, gjatë një konference për medie, ka bërë me dije se për projektin e parkingut nëntokësor përballë Fakultetit Filologjik janë dy kompani garuese. “Jemi në fazën e zgjedhjes së operatorit. Për momentin i kemi dy kompani garuese. Forma e kontratës është publiko-privat. Numri vendparkingjeve është minimum 500. Hapësira mbi do të jetë gjelbëruese. Ky proces i përzgjedhjes së kompanive ka zgjatur deri në tetor të vitit 2018. Në garë janë dy kompani ‘Nuha’ dhe ‘Jaha Company’. Pas përzgjedhjes janë edhe dy hapa”,  ka thënë Bashota.

Gjithashtu Bashota ka bërë me dije se dy kompani të tjera janë tërhequr nga gara dhe se nuk ka ndonjë informatë pse ka ndodhur një gjë e tillë.

Ai është shprehur optimist që gjatë këtij viti do të fillojë procesi i ndërtimit të parkingut nëntokësor. “Nëse shkon sipas planit, brumi është gati. Ka vera e këtij viti veçse do të fillojë procesi i ndërtimit të parkingut nëntokësor”, ka thënë Bashota.

DY KOMPANI NË GARË PËR PARKINGUN NËNTOKËSORPas pothuajse 3 vite pune intensive kemi arritur në fazën përfundimtare të…

Gepostet von Komuna e Prishtinës am Mittwoch, 20. Februar 2019

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avokati Gazmend Halilaj, i cili ka raportuar për rastin e…