Bastet për Kampionatin Evropian favorizojnë Francën dhe Anglinë

02 qershor 2021 | 13:01

Franca dhe Anglia janë dy favoritet kryesore për të fituar Kampionatin Evropian sipas kompanive të basteve.

“Gjelat” e Deshampit kanë një grup futbollistësh mjaft të talentuar dhe nga më të mirët në botë, çka do të thotë se mund të triumfojnë në këtë kompeticion.

Triumfi i francezëve kuotohet 5.6, ndërsa ekipi i dytë favorit është Anglia me 5.88. Belgjika është skuadra e tretë, e cila pasohet nga Spanja dhe Gjermania për të mbyllur pesëshen. Kampionët aktualë të Portugalisë kanë koeficientin 9,5, ndërsa Italia është e shtata. Në vendin e tetë është Holanda me koeficientin 13, derisa në pozitën nëntë dhe dhjetë renditen Danimarka me koeficientin 29.25 dhe Kroacia me koeficientin 33.25.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka zhvilluar të mërkurën takim…