Bastisjet dhe ndalimet nga Gjykata Speciale, Çitaku: Kanë dështuar dhe po krijojnë drama

10 mars 2024 | 13:29

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar pas aksioneve të Gjykatës Speciale ndaj Sylejman Selimit, Hajredin Kuçit dhe Sami Lushtakut.

Çitaku ka thënë se mungesa e provave të Speciales, ka bërë të ata të krijojnë drama në Kosovë.

“Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi tash e gati katër vite po mbahen peng në një proces absurd në Hagë.

Një Gjykatë e cila kishte për detyrë të bënte drejtësi pas akuzave monstruoze e të fabrikuara për trafikim organesh, ka përfunduar në një mekanizëm përndjekës, duke konfiskuar telefona, duke bastisur shtëpi, e duke u përpjekur të instalojë frikë e terror. Mungesa e provave në proces po mundohet të kompensohet me krijim të dramave këtu brenda Kosovës. Të tilla ishin edhe këto skenarët e ditëve të fundit me Hajredin Kuçin, Sami Lushtakun dhe Sylejman Selimin. Keni me dështua. Nuk ju frikësohet askush. Sepse nuk kemi pse. Dielli do të lindë përsëri”, ka shkruar Çitaku në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas publikimit të një fotografie ku shihet ambasadori serb në…