Batatina kundër Giresse: Është për t’u habitur që nuk janë ftuar lojtarët e Superligës

07 qershor 2023 | 17:20

Lista prej 23 lojtarëve të ftuar nga trajneri i Përfaqësues së Kosovës, Alain Giresee për dy ndeshjet e këtij muaji, në të cilën nuk është përfshirë asnjë lojtar nga Superliga e Kosovës, ka bërë që Tahir Batatina jetë i ashpër me trajnerin francez.

Trajneri i Llapit ka thënë për “KosovaPress” se ka mbetur i habitur nga kjo listë. Ai ka shtuar se ideja e trajnerëve të Kosovës për të marr lojtarë vetëm pse ata luajnë nëpër Evropë është totalisht gabim, e aq më tepër kur trajnerët që e kanë drejtuar deri më tani Kosovën nuk e kanë arritur asnjë objektiv të tyre.

“Kjo është për t’u habitur, po të kishin ardhur këta selektorë për të na kualifikuar në botëror e evropian do t’ua kishim dhënë dorën sepse po dinë dhe po ia qëllojnë dhe nuk kanë nevojë të na i marrin lojtarët. Por në momentin kur selektorët tanë nuk na kanë kualifikuar as në kampionat botëror e as evropian dhe shohim që rezultatet e tyre janë dëshpëruese, nuk kanë arsye për të mos i marrë lojtarët e Superligës. Mendoj që është gabim shumë i madh që nuk janë duke i marr. Nuk duhet të merret një lojtar që shkon e luan, si Mirlind Daku, apo Valmir Veliu, apo Arbnor Muja dhe tani eja ti direkt në kombëtare pse shkove për të luajtur në Evropë, jo, gabim”, ka thënë Batatina, i cili thekson se përfaqësuesja duhet të përbëhet nga lojtarët vendor në mënyrë që të bëhet promovimi i ligës. Ai ka kërkuar që të bëhet ndryshimi i trajnerit duke thënë se është koha që në krye të “dardanëve” të emërohet një trajner shqiptar. Në kuadër të kualifikimeve për në Kampionatin Evropian, Kosova më 16 qershor e pret Rumaninë në “Fadil Vokrri”, kurse tri ditë më vonë ballafaqohet me Bjellorusinë Budapest.

“Dardanët” kanë dy barazime nga dy ndeshjet e parë në grupin I ku janë ndeshur me Izraelin dhe Andorran.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova mund të përballet me një varg masash të tjera…