Bayerni befasohet nga Hoffenheimi

27 shtator 2020 | 18:04

Më në fund thyhet Bayern Munchen. Ekipi bavarez doli pa pikë nga transferta me Hoffenheim, takim që e humbi me rezultatin 4-1. Vendasit zhbllokuan takimin në minutën e 16-të falë golit me kokë të mbrojtësit Bicakqiq.

Tetë minuta më vonë erdhi edhe dyfishimi. Izraeliti Munas Dabbur realizoi një gol shumë të bukur, duke mposhtur Neuer me një “panenka”. Djemtë e Flick, të cilët fituan Superkupën e Evropës të enjten (mposhtën 2-1 Sevillan), gjetën golin në fundin e pjesës së parë.

Eurogol i Joshua Kimmich dhe të gjithë menduan se pjesa e dytë do të sillte përmbysjen. Diçka e tillë nuk ndodhi, Hoffenheim ishte në një ditë fantastike dhe shënoi dy gola të tjerë me anë të Andrej Kramariq.

Dygolësh i sulmuesit kroat në 13 minutat e fundit të sfidës dhe 4-1 për vendasit. Bayerni ishte vetëm një fitore larg barazimit të rekordit të Coritibas. Brazilianët kanë siguruar 24 fitore radhazi në të gjithë kompeticionet, ndërsa bavarezët u frenuan në shifrën 23.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arkitekti italian, Stefano Boeri ka nisur një fushatë globale për…