Bayerni, bindës ndaj Benficës

27 nëntor 2018 | 23:12

Bayern Munich ka shpartalluar Benfican brenda në ‘Allianz Arena’ me rezultatin e thellë 5-1.

Më në fund një paraqitje dinjitoze e kampionëve gjermanë të cilët më në fund janë përgjigjur në fushë pas kritikave të shumta të javëve të fundit.

Bavarezët e kishin siguruar kualifikimin, por ndeshja e fundit e grupit ndaj Ajax do të vendosë se kush do të kryesojë grupin, por për momentin gjermanët janë në vend të parë me dy pikë më shumë se holandezët.

Ishte Robben ai që zhbllokoi rezultatin në minutën e 13’ me një gol tipik. Sulmuesi holandez dyfishoi rezultatin në  minutën e 30’ përpara se Lewandowski të shënonte golin e tretë me kokë gjashtë minuta më pas. Në pjesën e dytë Benfica jep një shenjë jete me golin e Fernandes, por Lewandowski dhe Ribery kanë shtuar vuajtjet e portugezëve që do të transferohen në Europa League pas ndeshjes së fundit me AEK.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Real Madrid ka mposhtur 2-0 Roma-n në Olimpico duke siguruar…