Bayerni e nis mbrojtjen e titullit kunder Herthas

28 qershor 2019 | 16:07

Bayern Munchen do ta nisë mbrojtjen e titullit kampion me një ndeshje shtëpiake kundër Hertha Berlinit.

Kjo sfidë do të çelë kampionatin e ri, që do të nisë të premten, më 16 gusht. Më pas kampionët do të vizitojnë Schalken, ndërsa në javën e tretë do të presin Mainz.

Borussia Dortmund, që lëshoi ndjeshëm në garën për titull në pjesën e dytë të sezonit, do ta nisë kampionatin në shtëpi ndaj Augsburg, ndërsa më pas do të përballet me debutuesit Koln e Union Berlin. Unioni, që merr pjesë për herë të parë në histori në Bundesligë, do ta nisë në shtëpi, ndaj RB Leipzig, raporton “Telesport”.

“Der Klassiker”, mes Dortmund e Bayern, do të zhvillohet fillimisht në “Bavari” në mesin e nëntorit.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Akademikë, profesorë, ministra dhe miq kanë marrë pjesë në akademinë…