
Bayerni interesohet për Firminon
10 shkurt
16:03
Sulmuesi brazilian Roberto Firmino po shënon vazhdimisht për “The Reds” dhe është njëri nga më meritorët që skuadra e Liverpoolit është në krye të Ligës Premier.
Ai mund të largohet në fund të sezonit, pasi është bërë objektivi kryesor i Bayern Munchen. Kampionët në fuqi të Gjermanisë po synojnë afrimin e lojtarit dhe janë gati të ofrojnë 100 milionë euro për të.
Firmino edhe më parë ka qenë pjesë e Bundesligës para se të kalonte te Liverpool për 41 milionë euro.