Bayerni kërkon talentin Leon Dajaku

15 korrik 2019 | 20:05

Leon Dajaku është shumë afër që të transferohet te Bayern Muncheni në këtë afat kalimtar.

Futbollisti shqiptar që aktualisht luan te Stuttgarti është duke u kërkuar me ngulm nga kampioni i Bundeligës, e që marrëveshja është shumë afër të arrihet.

Sipas gazetës gjermane ‘Kicker’, Dajaku thuhet se nuk dëshiron ta humbet shansin që të kalojë në “Allianz Arena”, derisa është pajtuar për kushtet personale me Bayernin. Dajaku mund të ushtrojë me ekipin e dytë të Bayernit, i cili luan në ligën e tretë gjermane.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas një sëmundje të rëndë, ka ndërruar jetë të hënën…