Bayerni ndalet nga Bremeni i Rashicës

21 nëntor 2020 | 19:05

Bayern Munich është ndalur në barazim 1-1 nga Milot Rashica me shokë në ndeshjes së javës së tetë të Bundesliga.

Eggestein kaloi në fund të pjesës së parë Werder Bremen në avantazh, ndërsa Bayern barazoi në minutën e 62-të me Coman, pas asistimit të Goretzkas. Milot Rashica e nisi ndeshjes si titullar pa mundur të tundë rrjetën e kampionëve të Gjermanisë dhe Evropës. Sulmuesi sot luajti në krahun e majtë të sulmit. Në ndeshjet e tjera Bayer Leverkusen arriti të fitojë ndaj modestëve të Arminia Bielefeld me shifrat 2-1.

Wolfsburg fitoi ndaj Schalke 04 në transfertë me shifrat 0-2, ndërsa Hoffenheim dhe Stuttgart u ndalën në barazim 3-3 pas një ndeshje spektakolare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas një rinumërimi me dorë të votave, zyrtarët e Xhorxhias…