Bayerni në bisedime me Kolo-Muanin

05 maj 2023 | 21:48

Pas publikimit të lajmit, se “bavarezët” e Bayern Munich janë në kërkim të një sulmuesi, i cili mund të jetë një nga dyshja Randal Kolo-Muani ose Rasmus Hojlund, “bavarezët” kanë vendosur të nisin gjithçka që sot, teksa kanë hapur bisedimet me rivalët e Eintracht Frankfurt për të siguruar shërbimet e francezit.

Kolo-Muani e dëshiron një transferim te një klub i nivelit të “bavarezëve”, mirëpo problem do është shifra e madhe që bordi i “shqiponjave” kërkon për 24-vjeçarin francez, me këta të fundit që duan plot 120 milionë euro, ndërsa “bavarezët” janë të gatshëm të japin vetëm gjysmat.

Pavarësisht dallimeve në vlerësimin e lojtarit, pritet që palët të arrijnë një marrëveshje, mirëpo problemi për Bayern është interesimi i Manchester United dhe PSG, të cilët janë të gatshëm të hapin “thesin”, për një lojtar të nivelit të Kolo-Muani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rafael Nadal ka njoftuar se nuk do marr pjesë në…