Bayerni në finale të Botërorit të Klubeve

08 shkurt 2021 | 22:02

Bayern Munchen e ka mposhtur me rezultat 0-2 kampionin e Azisë, Al Ahly për t’u kualifikuar kështu në finale të Botërorit të klubeve. Të dy golat janë shënuar nga Robert Lewandowski

Klubi gjerman, që është kampion i Evropës, e ka mposhtur kampionin e Azisë, Al Ahly me rezultat 0-2.

Bayern e kontrolloi mirë këtë ndeshje që nga fillimi dhe e dominoi Al Ahlyn në çdo pozitë.

Megjithatë, goli i parë i tyre erdhi në minutën e 17-të të ndeshjes ku Gnabry asistoi për Lewandowskin. Me rezultat minimal përfundoi edhe pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, Al Ahly i bëri disa herë probleme Bayernit por megjithatë nuk arritën që ta barazojnë rezultatin. Bayern Munchen do ta dyfishonte epërsinë në minutën e 86-të.

Kësaj radhe ishte Sane që asistoi në golin e dytë të Lewandowskit. Bayern në finale të Botërorit të Klubeve pritet që të përballet me Tigres, të cilët fituan kundër Palmeiras gjatë ditës së djeshme me rezultat 0-1.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazetari Valon Syla mendon se një pjesë e elekotratit të…