Bayerni në krizë, fiton Dortmundi

07 dhjetor 2019 | 17:49

Bayern Munchen pas humbjes 2-1 të pësuar në shtëpi kundër Leverkusenit fundjavën e kaluar, “bavarezët” janë ndalur edhe në fushën e Monchegladbach.

Ndeshja e luajtur në “Borussia-Park” është mbyllur në 2-1 në favor të vendasve. Perisiq ka kaluar në avantazh miqtë në minutën e 49-të me një gol të mrekullueshëm, por që nuk ka mjaftuar për të shmangur humbjen e dytë radhazi në kampionat. M’Gladbach, në fakt, ka përmbysur gjithçka me Bensebaini.

Mbrojtësi i vendasve ka barazuar ndeshjen në minutën e 60- të dhe ka shënuar golin e dytë në të 92-ën pas një penalltie të shkaktuar nga Martinez, i cili është është ndëshkuar me kartonin e dytë të verdhë.

Ky rezultat ka ndihmuar Borussian të mbrojë vendin e parë në renditje dhe ka lejuar Borussian tjetër, atë të Dortmundit, që të parakalojë rivalët e përjetshëm falë një fitoreje 5-0 të marrë në shtëpi kundër Dusseldorf. Reus (42’, 69’, Hazard (58’) dhe Sancho (63’, 74’) kanë qenë autorët e golave për verdhezinjtë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës ka…