
Bayerni për Leaon ofron 60 milionë dhe një lojtar
10 qershor 2025
| 11:18
Rafael Leao mund të largohet nga Milani. Bayern Munchen pritet t’i bëjë një ofertë kuqezinjve për anësorin portugez dhe në klubin bavarez flitet për 60 milionë euro plus një lojtar, njëri midis Kingsley Coman dhe Kim Min-jae.
Si Coman, ashtu edhe Kim, vlerësohen në maksimum nga Massimiliano Allegri, i cili u emërua si trajner i Milanit vetëm pak ditë më parë.
Oferta zyrtare e klubit gjerman për sulmuesin portugez nuk është dërguar ende, por, përveç ndonjë surprize, propozimi duhet të mbërrijë në Via Aldo Rossi këtë javë.