Bayerni, Realit: Paguani 50 milionë euro dhe merreni Daviesin  

23 tetor 2023 | 15:30

Alphonso Davies është një nga objektivat e Realit të Madridit për verën e ardhshme.

22-vjeçari i krahut të majtë, një ndër më të mirët në rolin e tij, ka kontratë me Bayern Munchen deri në 2025. Lojtari i kombëtares kanadeze, ka vendosur të mos rinovojë kontratën me kampionët e Gjermanisë, pasi në verë dëshiron të nisë një aventurë të re në karrierë. Dhe opsioni Real Madrid është i preferuari i tij, siç theksoi ditë më parë edhe agjenti i “raketës” së krahut të majtë.

“Ka shumë klube të interesuara për Davies, sidomos nga Premier League. Jam i sigurt se Reali i Madridit mund të jetë një nga klubet që do të donte të nënshkruante me Davies.

Të gjithë duan ta kenë pjesë të tyren një nga mbrojtësit e majtë më të mirë në botë. Ka luajtur me Alabën për 3 vite te Bayerni, ata janë shokë dhe bisedojnë gjatë gjithë kohës. Sigurisht që bisedat janë private. Davies nuk m’i tregon as mua. Por jam i sigurt që Alaba do donte të luante përsëri në të njëjtin ekip me Davies”, deklaroi Nedal Huoseh.

Nëse nuk vjen rinovimi Bayerni do të detyrohet ta shesë në fundin e këtij sezoni. Për të mos e humbur me parametra zero në verën e vitit 2025. Bild shkruan se drejtuesit e klubit bavarez do të kërkojnë minimalisht 50 mln euro për të lënë të lirë Davies në merkaton e ardhshme verore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vila në Gjirin e Lalzit e ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali…