BB: Në Shqipëri, 35% e punonjësve fitojnë më shumë se sa deklarojnë

18 maj 2021 | 15:29

Informaliteti i punës është një fenomen i përhapur në vendet e Ballkanit Perëndimor. Por Shqipëria ka përqindjen më të lartë në rajon të në ndeklarimit të pagës reale (34% e totalit të të punësuarve) dhe për rrjedhojë ka një shmangie të lartë në këtë drejtim për pagesën e kontributeve dhe taksave nga puna.

Banka Botërore, në raportin e rregullt ekonomik për Ballkanin Perëndimor të publikuar së fundmi, vuri në dukje se, punësimi i fshehur (informaliteti i punës) është i zakonshëm në rajon. Ky lloj informaliteti përfshin praktika të punësimit pa kontrata dhe gjithashtu në nraportimin e të ardhurave nga pagat.

Punësimi i nën deklaruar është mesatarisht 30% në Ballkanin Perëndimor. Në pesë vitet e fundit, vetëm Serbia ka qenë në gjendje ta ulë informalitetin në tregun e punës me 5 pikë përqindje. Në Kosovë, 35% e të punësuarve të angazhuar në plotësisht ose pjesërisht në punë informale.

Në Shqipëri, 34% e punonjësve fitojnë më shumë se sa deklarojnë (pagesa me para në dorë). Këto statistika, sipas Bankës Botërore, janë shqetësuese, pasi informaliteti tenton të jetë i lidhur me punë me të ardhura të ulëta dhe për punë që nuk mund të bëhen nga shtëpia. Një pjesë e madhe e informalitetit vjen nga niveli i lartë i taksimit të punës. Për shembull, norma tatimore mbi punën në Malin e Zi është ndër më të lartat në Evropë. Kjo normë zvogëlon konkurrencën, sepse stimulon bizneset të angazhohen në punësimin informal. Taksimi i lartë dekurajon pajtueshmërinë me ligjin dhe ndikon në perspektivat e rritjes së biznesit, analizon Banka Botërore.

Faktorë të tillë si, mënyra se si administrohen taksat, ndryshimet e shpeshta në politikën tatimore dhe mungesa e besimit në institucione e prishin moralin e taksave dhe inkurajojnë bizneset të qëndrojnë joformale, analizon Banka.

Por, një barrë e lartë tatimore mbi punën dekurajon punësimin zyrtar dhe ndikon tek bizneset të shmangin deklarimin e plotë të të ardhurave. Në Mal të Zi, për shembull, 53.6% e bizneseve deklarojnë se raportojnë të ardhura më të ulëta, dhe 54% e qytetarëve raportojnë se nuk kanë marrë kurrë fatura fiskale – një nga praktikat më të zakonshme për shmangien e taksave./Monitor.al/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në klinikat COVID të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe…