BCC dhe BERZH shënuan Ditën Botërore të Konsulencës

12 qershor 2019 | 14:33

Business Consultants Council (BCC) dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), të enjten në Prishtinë, kanë shënuar Ditën Botërore të Konsulencës e cila shënohet në 60 shtete të ndryshme të botës.

Po ashtu, është mbajtur mbledhja e përgjithshme e Kuvendit të Anëtarëve të BCC dhe një organizim i formatit B2C mes bizneseve dhe konsulentëve, në mënyrë që të rritet bashkëpunimi mes tyre.

BCC është shoqata e vetme në Kosovë, qëllimi i së cilës është promovimi dhe ruajtja e standardeve profesionale në sektorin e konsulencës, e njohur nga homologët e saj ndërkombëtarë për profesionalizmin, etikën dhe standardet e përsosmërisë. BCC është anëtar me të drejta të plota në rrjetin ndërkombëtar ICMCI që ngërthen 2 milionë konsulentë në mbarë botën.

Ngjarja ka pasur për qëllim diskutimin për perspektivën, rëndësinë dhe njohjen e konsulencës si profesion përmes bashkëpunimit në hapa konkretizues për këtë proces, ku në krahasim me vitin e kaluar i dhënë është një shtytje profesionit të konsulencës.

Janë arritur dy marrëveshje bashkëpunimi me karakter lokal dhe rajonal mes BCC dhe dy institucioneve. “Bashkëpunimi i parë është zyrtarizuar me nënshkrimin e memorandumit të bashkëpunimit mes BCC-së dhe Projektit “Access”, me fokus kryesor në fondin e digjitalizimit që do të ndihmojë NVM-të në Kosovë, projekt i cili do të fillojë implementimin në muajin Korrik. Bashkëpunimi i dytë është zyrtarizuar me nënshkrimin e memorandumit të bashkëpunimit mes BCC-së dhe Albanian Consulting Netëork (ACN), e cila do të kontribuojnë në shkëmbimin e shërbimeve, bashkëpunimet e ndryshme dhe zhvillimin mes institucioneve nënshkruese”, thuhet në komunikatën për medie.

Në pjesën e dytë të organizimit është mbajtur një panel i përbërë prej profesionistëve nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Autoriteti Kombëtar të Kualifikimeve, BERZH, projektin Alled 2 dhe projektin ACCESS (të dy këto të fundit të financuar nga Agjencia Austriake për Zhvillim).

Ministri Shyqyri Bytyqi, ka deklaruar se  nënvizoi se të gjitha institucionet publiko-private kanë nevojë për shërbimet e konsulencës menaxheriale dhe ekspertët konsulentë si vlera të shtuara dhe që duhet të punohet në vetëdijesimin e bizneseve për përdorimin e këtyre shërbimeve.

Ai u zotua që do të japë kontribut bashkë me AKK-në lidhur me standardin e profesionit të konsulencës, në përputhje me normat ndërkombëtare të konsulencës menaxheriale.

Lah Nitaj nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve (AKK), shpjegoi kriteret për krijim të standardeve dhe theksoi që mund të ndihmojë BCC-në në këtë aspekt, pas modifikimeve të fundit të bëra nga ana e shoqatës.

Anton Gojani nga projekti Alled 2, ka përshkruar procesin e krijimit të standardeve, duke u nisur nga individët që i hartojnë, pjesën e verifikimit, klasifikimit të profesioneve dhe parimeve për të qenë konsulent. Anton ka theksuar që është roli i shoqatës që të shtyjë përpara proceset e akreditimit dhe validimit të profesionit të konsulencës.

Leonora Kusari nga BERZH ka konfirmuar që janë gjithmonë të gatshëm të përkrahin shoqatën BCC, në rrugëtimin për kualifikimin dhe certifikimin e konsulentëve dhe validimin e profesionit të konsulencës.

Jehona Lluka drejtoreshë ekzekutive e institutit BCC, prezantoi në Kuvendin e Përgjithshëm të Anëtarëve të gjitha të arriturat e shoqatës dhe planin strategjik për të ardhmen. Si konkluzione nga ky organizim, u vendos të ndërmerren hapa konkretë nga të gjithë instituticionet përkatëse për finalizimin e procesit te standardit të konsulencës, bashkëpunimi i fondit e digjitalizimit që do të ndihmojë NVM-të në Kosovë, shkëmbimin e shërbimeve rajonale, themelimi i komitetit të etikës dhe profesionalizmit të BCC dhe krijimi i një raporti për numrin e konsulentëve në Kosovë dhe mundësinë e përfshirjes së tyre në BCC. Rekomandimet e tilla do të konkretizohen në iniciativa të ndërmarra nga BCC bashkë me partnerët.

Aktiviteti i fundit është shënuar në formatin B2C mes bizneseve anëtare të odave dhe shoqatave partnere dhe konsulentëve të BCC duke përmendur, Odën Ekonomike Amerikane, Gjermane, Sllovene dhe bankën BERZH.

Në fund u konkludua se një nga sfidat që duhet të trajtohet është vetëdijesimi i institucioneve publike për përdorimin e shërbimeve konsulente dhe njohjen e tyre, duke mos përdorur në të njëjtën kohë të drejtën për certifikim të konsulentëve.

/Epok e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka uruar qytetarët e Kosovës…