Limaj uron qytetarët për Ditën e Çlirimit: Mirënjohje UÇK-së dhe ShBA-ve

12 qershor 2019 | 14:30

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka uruar qytetarët e Kosovës për Ditën e Çlirimit.

Kryetari i Nismës Socialdemokrate ka thënë se dita e sotme u madhështua edhe më shumë me prezencën e miqve tanë ndërkombëtarë të cilët 20 vite më parë u rreshtuan në mbrojtje të vlerave civilizuese.

“Mirënjohje presidentit Klinton, kryeministrit Blair, sekretares Albright dhe Gjeneralit Clark. Mirënjohje për gjithë aleatët tanë perëndimorë.
Lavdi e përulje të gjithë dëshmorëve të Kombit në krye me kryekomandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari”, ka shkruar Limaj në “Facebook”.

“Vizioni dhe synimet tona janë Kosova pjesë e familjes evropiane e anëtarësuar në BE dhe në NATO”, ka shtuar Limaj.

Shënimi i plotë i Limajt:

Të gjithë qytetarëve të Kosovës, urime 12 Qershori – Dita e Çlirimit
Sot është një ditë e veçantë për shtetin e Kosovës dhe kjo ditë u madhështua edhe më shumë me prezencën e miqve tanë ndërkombëtarë të cilët 20 vite më parë u rreshtuan në mbrojtje të vlerave civilizuese.
Mirënjohje presidentit Klinton, kryeministrit Blair, sekretares Albright dhe Gjeneralit Clark. Mirënjohje për gjithë aleatët tanë perëndimorë.
Lavdi e përulje të gjithë dëshmorëve të Kombit në krye me kryekomandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari.
Liria të cilën e gëzojmë sot është sakrificë e brezave të tërë dhe gjenerata jonë është me fat që kurorëzuam ëndrrën shekullore për liri e pavarësi.
Kosova është e bekuar me miqësinë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet tjera perëndimore.
Vizioni dhe synimet tona janë Kosova pjesë e familjes europiane e anëtarësuar në BE dhe në NATO.
FL

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Çmimet e naftës kanë rënë ndjeshëm gjatë sesionit të sotëm,…