BE-ja për fotografinë e Vuçiqit: Serbia dhe Kosova të përmbahen nga veprimet kundërproduktive

19 mars 2021 | 12:53

Vendosja e flamurit të Serbisë, mbi hartën e Republikës së Kosovës, nga ana e presidentit serb Aleksandar Vuçiq, ka ngjallur reagime të shumta në skenën politike kosovare .

Ndërsa, Bashkimi Evropian ka vlerësuar se Serbia dhe Kosova duhet të angazhohen në veprime që promovojnë një atmosferë të favorshme për pajtimin.

“BE-ja gjithmonë u ka bërë thirrje të gjithë aktorëve politikë në Serbi, Kosovë dhe në pjesën tjetër të rajonit që të angazhohen në veprime dhe deklarata që krijojnë dhe promovojnë një atmosferë të favorshme për pajtimin, stabilitetin rajonal dhe bashkëpunimin, dhe jo e kundërta”, ka thënë një zëdhënës i BE-së për “KlanKosova”.

Sipas tij, Serbia dhe Kosova duhet të përmbahen nga veprimet dhe deklaratat që janë kundërproduktive për normalizim të marrëdhënieve.

“Siç kemi thënë shumë herë gjatë viteve, Serbia dhe Kosova duhet të përmbahen nga veprimet dhe deklaratat që janë kundërproduktive për normalizimin e marrëdhënieve të tyre dhe punën për arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse”, është shprehur ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Francesca Novello jo rrallë herë poston foto në rrjete sociale…