BE-ja: Sulmet ndaj gazetarëve në veri, të papranueshme
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë e ka dënuar sulmin e fundit ndaj gazetarëve në Zubin Potok, në veri të Kosovës, duke thënë se sulmet e tilla janë të papranueshme.
“Ky dhe incidentet e mëparshme që e ndikojnë punën e mediave janë të papranueshme. Mediat kanë çdo të drejtë të raportojnë. Siguria e tyre nuk duhet të rrezikohet”, thuhet në reagimin e Zyrës së BE-së, e cila i dëshiroi shërim të shpejtë ekipit të gazetarëve.
Ekipi i Klan Kosovës është sulmuar sot me gurë në fshatin Zupç të Zubin Potok nga “persona të maskuar”.
We 🇪🇺 strongly condemn today’s attack on @klankosova_tv’s TV crew in Zubin Potok, and wish them a speedy recovery.
This and previous incidents affecting the work of the media are unacceptable.
Media have every right to report. Their safety and security must not be endangered.
— European Union in Kosovo (@EUKosovo) December 26, 2022



