Beatrix kërkon të dalë nga “Big Brother”: Dua të shkoj në shtëpi, ka ca ditë që…

02 janar 2022 | 17:22

Beatrix ka qenë tepër e shqetësuar mbrëmjen e djeshme dhe ka kerkuar te dale nga “Big Brother”. Ka qene Arjola ajo që e këshilloi duke i thënë të mos shqetësohet fare në lidhje me asgjë.

“Vetëm dua të dal nga këtu dhe të shkoj në shtëpi”,u shpreh Beatrix.

“Jo nuk ke për të shkuar,tani qetësohu një herë,shtrihu,pusho dhe nesër ja nisnim nga e para se je dhe e lodhur dhe e stresuar”,i tha Arjola duke e këshilluar.

“Ka ca ditë që jam kështu dhe nuk është se po bëhet më mirë”, i tha Beatrix.

Kujtojmë që pas spektaklit Beatrix është ndjerë keq dhe është ulur ta diskutojë me Donaldin çështjen për Sarën duke i kërkuar atij të mos e vazhdojë më si temë diskutimi me banorët e tjerë faktin që është shprehur se e ka në mbrojtje ate.

Ndërkohë Beatrix duket e trishtuar në një moment tjetër kur pranë tyre ndodhet edhe DJ Dagz dhe shprehet se jashtë shtëpisë së BBV, i është dukur se nuk ka dalë mirë në sy të publikut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-banorja e Big Brother VIP Antonela Berisha, pas dalje së…