Bebe Rexha feston ditëlindjen. Ja sa vjeç mbush ajo?

02 shtator 2020 | 18:17

Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, ka festuar 31-vjetorin me një festë të organizuar në shtëpinë e saj. 

Edhe pse ditëlindjen e ka me datë 30 gusht, ylli i hitit “Not 20 anymore” i ka publikuar sot fotot dhe videot e ditëlindjes, ku shfaqet mjaft elegante dhe ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shohim.

Me look-un e ri, që përfshin flokët e gjatë bjondë të kapura gërshet, si dhe një fustan të shkurtër ngjyrë blu të hapur, Bebe duket sikur është pjesë e familjes Kardashian-Jenner.

esta është organizuar jashtë, ku nga fotot dhe videot e publikuara duken lulet, tullumbacet dhe qirinjtë e vendosur buzë pishinës.

Duket se pjesë e festës kanë qenë vetëm miqtë dhe të afërmit e këngëtares.

Krah fotove të publikuara në Instagram, Bebe shkruan:
“Ditëlindja ime ishte e bukur. Ju falënderoj për të gjithë dashurinë. Ju dua.”

Bebe Rexha ishte pjesë e MTV VMA që u mbajt të dielën në Los Angeles, Kaliforni, pikërisht në ditën e saj të lindjes.

Ajo ishte shumë e lumtur dhe e emocionuar që iu dha mundësia të prezantonte fituesin e “Video Of The Year”, në këtë ditë të veçantë.

/Panoramaplus.al

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjiganti farmaceutik zviceran, “Roche” ka njoftuar të martën se në…