Becker: Federeri nuk është tenisti më i madh në histori

19 shkurt 2020 | 13:33

Roger Federer është tenisti që ka qëndruar më shumë javë në krye të renditjes botërore, 310.

Ai gjithashtu është tenisti që ka fituar më shumë grand slam se të tjerët. Megjithatë, për një tjetër ikonë të këtij sporti, Boris Becker, këto janë vetëm shifra dhe Federeri nuk është tenisti më i madh i të gjitha kohërave.

“Nëse flasim për shifra jam dakord që Federeri është tenisti më i suksesshëm. Gjithsesi, për mua ai nuk është tenisti më i madh në histori. Me kalimin e viteve ky sport ka ndryshuar shumë. Mos harroni ikonat e këtij sporti në vitet ’70, ’80 apo ’90, ku është luajtur në sipërfaqe të tjera dhe ka pasur të tjerë tenistë të mirë”, ka thënë Becker.

Ish-tenisti gjerman vazhdon të mbështesë Novak Djokoviq si tenistin më të madh, të cili e ka trajnuar disa vite më parë. “Jam i sigurt se Novak do të jetë më i madhi. Ai ka ende edhe disa ditë përpara për ta konfirmuar këtë gjë”, ka deklaruar Becker./Telesport/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të…