
Bedri Hamza, Faruk Mujkës: Po flet paushall (video)
28 prill 2025
| 13:16
Kuvendi Komunal i Mitrovicës së Jugut ka diskutuar për hartën zonale 2024-2032.
Asamblistët e Vetëvendosjes, të prirë nga Faruk Mujka, kanë kundërshtuar pikën e rendit të ditës bashkë me hartën zonale, veç tjerash, edhe me arsyetimin se “kjo hartë erdhi pesë vjet me vonesë”.
“Klan Kosova” ka publikuar një sekuencë gjatë diskutimit në Kuvendin Komunal të Mitrovicës, ku kryetari Bedri Hamza, ka replikuar me Faruk Mujkën, i cili e ka akuzuar për “mosmbajtje të premtimeve”.
“Asnjëherë, asnjë njeri pa fakte nuk i kam thënë e ke bërë se ke bërë. Po flet pa fakte, paushall, politikisht…”, dëgjohet duke i thënë Hamza, Mujkës.