BEDRI ZENEL ISLAMI DHE BUJAR LESKAJ PREMTOJNË NË VITIN 2021 NGRITJEN E SHTATORES SË FEHMIUT E XHEVËS NË VLORË

28 nëntor 2020 | 21:54

Ismet Sylejmani

Bedri Zenel Islami dhe Bujar Leskaj, njëri nga Shkodra e tjetri nga Vlora, në foto te shtatorja e Fehmiut e Xhevës, në sheshin Fehmi Lladrovci, në sheshin e heronjëve Shaban Jashari, Hamëz Jashari, Adem Jashari, Ilaz Kodra, Bedri Shala, Rasim Kiçina dhe Heroinë Xheva!

Këto dy personalitete të shquara kombëtare, të cilët kanë marrë përsipër të realizojnë njërën nga kryeveprat më të mëdha kombëtare atë të vëndosjes së shtatorës gjigante të Heroit te Kombit Fehmi Lladrovci dhe të Heroinë Xhevës në Vlorën heroike, do të mbeten përgjithmonë të nderuar e në memorien e Atdheut!

Bedri Islami nuk e ka për herë të parë në jetën e tij të bujshme që kryen veprime të kontributit të madh në funksion të nderimit të jetës dhe veprës heroike të qiftit të famshëm Fehmi e Xhevë Lladrovci!

Bujar Leskaj ky vlonjat atdhetar e politikan i madh e i shquar, me përkushtim të jashtëzakonshëm i është bashkuar shkodranit të famshëm Bedri Islami, në bërjen realitet të vendosjes së shtatit të derdhur në bronz të të pavdeshmëve të Kombit Fehi e Xheva Lladrovci!

Nderimi i nderit të kombit Fehmiut e Xhevës, vendosja e shtatores së Tyre në Vlorën e Flamurit dhe të Pavarësisë së Shqipërisë, do të jetë një nga ngjarjet më të shënuara të vitit 2021!

Lavdi Heroit të Kombit Gjeneral Fehmi Lladrovcit!
Lavdi Heroinës së Kombit Xheva Krasniqi – Lladroci!

Prishtinë, 28 Nëntor 2020!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova ka pësuar humbje nga Islanda me rezultat 86:62 (21:17,…