Kosova mposhtet edhe nga Islanda

28 nëntor 2020 | 21:36

Kosova ka pësuar humbje nga Islanda me rezultat 86:62 (21:17, 24:12, 22:14, 19:19), në kuadër të parakualifikimeve evropiane për Kupën e Botës 2023.

Mungesa e disa basketbollistëve u vërejt edhe kësaj radhe te Dardanët, ashtu si edhe në përballje me Sllovakinë.

Kosova e nisi ndeshjen më mirë me një epërsi prej 0:4, dhe ishte në epërsi kontstante, ku më e larta ishte 11:17, megjithatë, ishullorët me një seri prej 10:0, e përfundojnë çerekun e parë 21:17. Në periodën e dytë, Islanda ishte më e mirë 24:12 dhe shkuan në pushim me rezultat 45:29.

Ishullorët ishin më të mirë edhe në periudhën e tretë 22:14, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 67:43. 10 minutat e fundit ishin tërësisht të barabartë, 19:19 dhe Islanda shënoi fitore me shifrat 86:62.

Hordur Vilhjalmsson ishte shënuesi më i mirë te Islanda me 22 pikë, kurse te Kosova, Valon Bunjaku me 12.

Sot, në ndeshjen tjetër të Grupit B, Sllovakia e pret Luksemburgun, që zhvillohet nga ora 19:00.

Kosova ndeshjet e fundit në grup do t’i ketë në muajin shkurt të vitit të ardhshëm, ku do të përballet me Sllovakinë dhe Luksemburgun.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Koronavirusi nuk u ndahet futbollistëve të kombëtares shqiptare. Së fundmi…