Berisha rezulton pozitiv me Covid

28 nëntor 2020 | 21:30

Koronavirusi nuk u ndahet futbollistëve të kombëtares shqiptare. Së fundmi pozitiv me COVID-19, ka rezultuar kapiteni i kuqezinjve portieri Etrit Berisha.

Lajmin e bën të ditur klubi i tij, SPAL, që tregon gjithashtu se Berisha nuk ka pasur kontakte me pjesën tjetër të skuadrës që pas grumbullimit me kombëtaren. Berisha ka qenë i karantinuar gjatë këtyre ditëve në shtëpinë e tij, sipas rregullave të autoriteteve mjekësore ne Ferrara.

Në tamponin e kryer së fundmi, që duhej të ndodhte para bashkimit me skuadrën, Berisha ka rezultuar i infektuar. Lajm i keq për gardianin e kombëtares sonë, që gjatë javëve të fundit ishte në superformë dhe ndihmonte SPAL vazhdimisht për të arritur rezultate pozitive.  Ajo që druheshin më shumë te Spal tashmë ka ndodhur dhe skuadrës nga Ferrara nuk i mbetet gjë tjetër veçse të gjejë një zgjidhje dhe të luajë në disa takime pa portierin e saj titullar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Juventusi bën ndalesën e radhës në Seria A. Skuadra e…