Begaj dhe komandanti i KFOR-it italian pajtohen për vazhdim të bashkëpunimit

12 shtator 2019 | 17:58

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka pritur të enjten në një takim pune komandantin e kontingjentit italian të KFOR-it, kolonelin Daniele Pisani, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin në mes të KFOR-it dhe kësaj komune.

Kryetari Begaj dhe koloneli Pisanni, përveç që kanë biseduar për bashkëpunimin e ndërsjellë, kanë biseduar edhe për çështje të tjera të zhvillimeve të përgjithshme në Komunën e Malishevës si në fushën sigurisë së përgjithshme, po ashtu kanë biseduar edhe për arsimin dhe investimet në fushën e arsimit.

Begaj dhe komandanti i kontingjentit italian të KFOR-it janë zotuar për vazhdim të bashkëpunimit në mes të komunës dhe KFOR-it.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ylli argjentinas Lionel Messi ka mbetur i zhgënjyer që drejtuesit…