Messi i zhgënjyer që Barça nuk transferoi Neymarin

12 shtator 2019 | 17:32

Ylli argjentinas Lionel Messi ka mbetur i zhgënjyer që drejtuesit e Barcelonës nuk arritën ta transferojnë sulmuesin brazilian Neymar gjatë afatit kalimtar të verës, kanë raportuar të enjten mediumet e huaja.

Barcelona pati disa tentime për të bindur PSG-n që ta lirojë Neymarin, por nuk pati sukses përkundër faktit që braziliani kishte kërkuar largimin.

“Do të kisha dashur që Neymari të kthehet. Sinqerisht, nuk jam i sigurt që Barcelona ka bërë të pamundurën për ta transferuar, por e di që është vështirë të negociohet me PSG-n. Jam i zhgënjyer që Neymari nuk erdhi”, ka thënë Messi. Neymari në vitin 2017 iu bashkua PSG-s nga Barcelona për 222 milionë euro dëmshpërblim. 27-vjeçari ka kontratë me ekipin francez deri në vitin 2022.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Flaka Loxha ka fituar medaljen e bronztë evropiane për juniore…