Flaka Loxha fiton medaljen e bronztë

12 shtator 2019 | 17:25

Flaka Loxha ka fituar medaljen e bronztë evropiane për juniore në Kampionatin Evropian, që po mbahet në Vantaa të Finlandës. Loxha në luftën për të bronztën përmes repesazhit, mposhti rusen Vita Maidanik, kategoria -57 kg. Flaka shënoi katër fitore dhe një humbje.

“Edhe një medalje nga Kampionati Evropian për xhudon kosovare! Kësaj radhe për junior U21. Flaka Loxha e bronztë, medalja e saj e parë në Kampionate Evropiane! Bravo Flaka përformance e bukur sidomos në luftë për medalje të bronztë ku me Ippon mposhti rusen Maidanik”, ka shkruar trajneri i xhudos, Driton Kuka në “Facebook”.

/Epoka e re/ 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fabrika e Kërpudhave “Ering” do të hapet shumë shpejt në…