Begaj merr mbështetje nga OSBE-ja

04 shkurt 2019 | 16:15

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka pritur të hënën në një takim pune drejtorin e Zyrës së misionit të OSBE-së për regjionin e Prizrenit, George Katcherava, me të cilin kanë biseduar për bashkëpunimin e ndërsjellë ndërmjet dy institucioneve.

Begaj e ka vlerësuar lartë bashkëpunimin në mes të Komunës së Malishevës dhe OSBE-së.

Ai ka falënderuar OSBE-në për këtë bashkëpunim, sidomos për monitorimin e punës së Komunës së Malishevës.

Ndërsa drejtori i Zyrës regjionale të misionit të OSBE-së, George Katcherava, e ka njoftuar kryetarin Begaj, me prioritetet e këtij misioni për vitin 2019, siç janë: rinia, barazia gjinore, etj., dhe ka ofruar asistencën e OSBE-së, brenda misionit të tyre, për çështjet ku ata kanë kompetencë.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkëkryesuesi i ekipit negociator, Shpend Ahmeti, duke iu referuar deklaratave…