Begaj në Durrës për 111-vjetorin e ngritjes së flamurit: Qyteti i parë i rilindjes

26 nëntor 2023 | 16:23

Kjo e diel shënon 111-vjetorin e ngritjes së flamurit të pavarësisë në Durrës, nga 26 Nëntori i 1912-tës.

Në përkujtim të kësaj dite të rëndësishme për qytetin bregdetar, por dhe mbarë vendit, që i parapriu çlirimit kombëtar, bashkia e Durrësit ka organizuar një ceremoni solemne.

I ftuar në të ishte, ndër të tjerë, dhe Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, si dhe kryebashkiakja Emiriana Sako.

“Jemi të nderuar të përsërisim sot, 111 vjet më pas, me solemnitet dhe përgjegjësi, aktin historik që kreu kryetari i parë i bashkisë së Durrësit, Hafiz Ali Podgorica“, tha Sako në fjalën hapëse, ndërsa presidenti Begaj e cilësoi Durrësin “qyteti i parë i rilindjes sonë“.

Kreu i Shtetit shprehu mirënjohje për sakrificat që durrsakët kanë bërë gjithmonë për të mirën e vendit dhe mençurinë që kanë treguar, duke kapërcyer çdo ndasi për interesin kombëtar.

“Do t’u jemi gjithmonë mirënjohës qytetarëve të trevës së Durrësit, atdhetarë kurajozë në përpjekjet sfiduese për hapjen e shkollave shqipe dhe ruajtjen e gjuhës, veprimtarë të çështjes kombëtare me angazhimin e tyre si pjesë e lëvizjes mbarëkombëtare për liri e pavarësi.

Në një kohë kaosi politik, administrativ e social, si dhe të mungesës së qartësisë për të ardhmen, durrsakët, me maturi dhe zgjuarsi, u bënë pararendësit e ngjarjes më të rëndësishme për kombin, që do të ndodhte vetëm dy ditë më vonë në Vlorë”, tha ai.

Begaj nuk la pa përmendur as tërmetin e katër viteve më parë, fjalë që e shoqëroi edhe me një thirrje drejtuar qytetarëve durrsakë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Diego Armando Maradona fitoi nëntë kampionate gjatë karrierës së tij,…