Bëhen përgatitjet për “Hardh Fest”

19 gusht 2018 | 13:29

“Hardh Fest” po vjen unik dhe promovues si gjithmonë. Një nga emrat e shumtë ndërkombëtarë dhe vendor që këtë vit do të performojnë “Me pamje kah vneshta” në “Hardh Fest” është syper ylli i muzikës Progressive House nga Amsterdami, NOUVEABEATS.

I njohur ndërkombëtarisht, NOUVEABEATS, ka performuar në skena të mëdha të muzikës si në Belgjikë, Francë, Spanjë, Angli, Greqi, Suedi, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me yje të njohur si Afrojack, Arty, Bassjackers, Bingo Players, Carnage, Chuckie, Don Diablo, Dubvision, DVBBS, Firebeatz, Hardwell, Helena, Laidback Luke, Nicky Romero, James & Ryan Marciano etj.

Në skenën e madhe n’Konak të “Hardh Fest 2018” do të jetë një nga emrat kryesor të edicionit të XVII të këtij brendi që tashmë është një nga festat më të mëdha dhe më origjinale në vend.

Në ditët në vazhdim “Hardh Fest” do të publikojë edhe emrat e artistëve të tjerë ndërkombëtarë dhe vendorë, të cilët kanë lënë gjurmë në industrinë e muzikës.

Komuna e Rahovecit ka bërë me dije se hyrja në koncert do të jetë pa pagesë.

Këtë vit, datat 7, 8 dhe 9 shtator janë të rezervuara për “Hardh Fest 2018”, që organizohet nën patronatin e kryetarit të komunës, Smajl Latifi si dhe partnerit të festivalit “Stone Castle”.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Organizata “Down Sindrom Kosova” ka arritur që përmes programeve që…