Beqiri: Nga 940 persona me Sindromën Down, gjashtë janë të punësuar

19 gusht 2018 | 13:08

Organizata “Down Sindrom Kosova” ka arritur që përmes programeve që i aplikon t’i aftësojë për punë shumë persona.

Sebahate Beqiri ka bërë me dije për “Radion Evropa e Lirë” se vetëm gjashtë persona me Sindromën Down janë punësuar.

Ajo ka theksuar se mungon përkrahja institucionale e duhur dhe se në vitin 2016 është marrë iniciativë për hartimin e ligjit gjithëpërfshirës, ligj ky që do t’i trajtojë në mënyrë të barabartë të gjithë personat me aftësi të kufizuara.

Por, kjo shoqatë ende vazhdon të pret që Qeveria e Kosovës ta miratojë këtë koncept-dokument për t’i hapur rrugë draftimit të projektligjit për këtë grup të shoqërisë.

“Në bazë të statistikave që posedojmë si shoqatë kemi rreth 940 persona të regjistruar, por ky numër mund të ndryshojë sepse në vazhdimësi kemi raste të moshës madhore që për arsye të ndryshme nuk kanë kontaktuar shoqatën. Gjithashtu ne përcjellim edhe lindjet e foshnjave me Sindromën Down duke u bazuar në bashkëpunimin që kemi me laboratorin e gjenetikës brenda klinikës së gjinekologjisë në Prishtinë. Çdo foshnje që diagnostikohet me Sindromën Down atëherë aty plotësohet një formular i shoqatës ku ne marrim të dhëna për numrin e lindjeve për foshnjat me këtë sindromë. Por kemi raste që nuk kanë qenë të lajmëruar më herët në shoqatë apo në institucione tjera”, ka thënë Beqiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ne shpesh mbajmë në duar çadra të cilat shpesh i…