Bëhet hapja e 26 puseve për familjet skamnore dhe institucionet në Ferizaj

03 nëntor 2020 | 14:46

Ka përfunduar projekti i nënshkruar në mes të organizatës së bamirësisë “Qatar Charity” dhe Komunës së Ferizajt, për hapjen e 26 puseve, respektivisht katër nga ato në institucione shkollore, një në institucion kulturor dhe 21 në familjet të cilat kanë mungesë të ujit të pijshëm, por nuk kanë mundësi financiare për të hapur me mjete vetanake.

Projekti është nënshkruar në korrik të këtij viti, ndërsa të martën është përfunduar i tëri, duke përfshirë hapjen e puseve, modifikimin me pajisje dhe pjesë përcjellëse dhe pranimin teknik.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Votuesit amerikanë kanë filluar të dalin në vendvotime, në zgjedhjet…