Bëhet pranim-dorëzimi i donacionit për Covid-19, Zemaj: Mos i dëgjoni ata që thërrasin për padëgjueshmëri

02 korrik 2020 | 10:34

Ministri i Shëndetësisë (MSh), Armend Zemaj dhe ambasadorja e Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Nataliya Apostolova, kanë marrë pjesë në ceremoninë e pranim-dorëzimit të donacionit për Covid-19, i cili është dhuruar nga BE-ja.

Në një fjalë rasti, Zemaj e ka falënderuar Zyrën e BE-së në Kosovë për këtë donacion, i cili ka thënë se ky nuk është i vetmi.

Më tutje, Zemaj u ka bërë thirrje qytetarëve që mos t’i dëgjojnë ata që thërrasin për padëgjueshmëri ndaj vendimeve të Qeverisë.

“MSh-ja është duke i koordinuar aktivitetet me donatorë dhe jemi të interesuar që shpërndarja të mbërrijë në destinacionin e nevojshëm. Ky donacion nuk është i vetmi nga BE-ja. Është një ndër pjesët e kontingjentit që kanë arritur më parë dhe që na kanë ndihmuar shumë në menaxhimin e pandemisë”.

“Nuk është e tepërt ta përsërisim: faleminderit prej Zyrës së BE që e ka bërë të pamundurën që këto mjete të arrijnë sa më shpejt”.

“Mos lejoni që të kemi donacione të tilla në pafundësi, zbatoni rekomandimet e IKShPK-së dhe mos dëgjoni ata që thërrasin për padëgjueshmëri ndaj vendime të Qeverisë. Më e rëndësishme është shëndeti sesa dallimet politike që paraqiten në kohë pandemie”, ka thënë Zemaj./KK/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një fëmijë ka vdekur si pasojë e një aksidenti, mëngjesin…