Beka për mediet zvicerane: Ndaj Zvicrës është ndeshja e jetës sime

06 shtator 2023 | 16:44

Mbrojtësi i Luzernit, Ismajl Beka, u ftua nga Kosova për herë të parë për ndeshjen ndaj Zvicrës dhe Rumanisë. Ndeshja me Zvicrën është speciale për Bekën, pasi ai luan në këtë shtet.

“Të jesh në gjendje të luash për vendin tënd është një ndjenjë e madhe dhe e papërshkrueshme”, ka thënë Beka me krenari për “Blick”. Ai foli edhe për ftesën e ardhur nga Kosova.

“Së bashku me familjen time vendosa të luaj për Kosovën. Është loja e jetës sime. Në këto 90 minuta do të kem emocione shumë të veçanta. Për këtë duel vjen e gjithë familja ime nga Zvicra dhe aty do të jenë edhe shumë të afërm të mi në Kosovë”, ka shtuar Beka.

Ndeshja në mes të Kosovës dhe Zvicrës zhvillohet të shtunën në “Fadil Vokrri”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës z.Ahmet Ismaili…