Bekë Berisha thirrje diasporës për të votuar: “Vota jote është thirrja e Kosovës, bëje ndryshimin në 8 sekonda!”

09 janar 2025 | 20:49

Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Bekë Berisha, ka bërë apel ndaj diasporës që të marrin pjesë në zgjedhjet e 9 shkurtit duke dhënë votën e tyre.

Berisha ka ndarë udhëzime se si të votohet, duke theksuar rëndësinë e votës dhe rolin e saj si një “thirrje e Kosovës.”

“Vota jote është thirrja e Kosovës! Bëje ndryshimin në 8 sekonda!” shkruan Berisha.

Kujtojmë se Bekë Berisha në këto zgjedhje kandidion me numrin 8.

Postimi i plotë:

Vota jote është thirrja e Kosovës!
Bëje ndryshimin në 8 sekonda!
#PerKosovenFituese #AAK137 #LejaBekes8

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet nga koalicioni AAK-Nisma, Zafir Berisha, me numër…