Bekim Brestovci jep dorëheqje nga Nisma e Fatmir Limajt
Ish-zëvendësministri i MPJ-së në qeverinë që drejtohej nga Avdullah Hoti, kryetari i degës së Nisma Socialdemokrate në Prishtinës, Bekim Brestovci ka dhënë dorëheqje nga të gjitha pozita drejtuese në partinë që e drejton Fatmir Limaj.
“Largimi im nga strukturat drejtuese të Nisma Socialdemokrate nuk ka të bëjë me synimin tim për aderim në ndonje parti politike por eshtë nje shprehje e vullnetit tim personal për të vazhdu aktivitetin tim të mëtutjeshëm pa përkatësi politike”, ka shkruar ndër tjera në dorëheqjen e tij Brestovci.
Postimi i plotë i Brestovcit në llogarinë e vet në “Facebook”:
Dorëheqje:
Të nderuar miq, familjar e mbështetës të mi.
Sot në takimin e kryesisë së Nismës Socialdemokrate-Dega Prishtinë, pas një njoftimi paraprak të kryetarit të Partisë, Fatmir Limaj, dhashë dorëheqjen time nga funksioni i kryetarit të Degës, dorëheqje kjo e cila me automatizëm nënkupton edhe pushimin e funksionit tim, anëtar i kryesisë qendrore të Nismës Socialdemokrate.
Dua sot , në shenjë falenderimi ndaj kryetarit Limaj, një mikut tim të çmuar dhe në shenjë falenderimi ndaj shumë bashkëpuntorëve e mbështetësve të mi, në kujtesën tuaj, përmes videos së postuar, të sjelli 19. Gushtin e vitit 2019, ditën e aderimit tim në NismaSocialdemokrate.
Pata nderin që gjat rrugëtimit tim politik me Nismën, të jam dy her pjese e listës garuese për Deputet të Republikës së Kosovës dhe gati për 10 Muaj të mbaj pozitën e Zëvendësministrit në MPJD, gjat Qeverisë Hoti.
Largimi im nga strukturat drejtuese të Nisma Socialdemokrate nuk ka të bëjë me synimin tim për aderim në ndonje Parti politike por eshtë nje shprehje e vullnetit tim personal për të vazhdu aktivitetin tim të mëtutjeshëm pa përkatësi politike.
Nismës Socialdemokate në përgjithesi e Degës per Prishtinën në veqanti ju uroj shumë suksese në rrugëtimin e tyre politik dhe në avansimin e politikave socialdemokrate në vend.
I juaji Bekim Brestovci
https://www.facebook.com/100004633928837/posts/2124620497702394/?d=n