Bekim Jashari: Dita e Mësuesit, kujtesë e veçantë për babën Shaban!

07 mars 2019 | 12:43

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka uruar të gjithë mësimdhënësit me rastin e 7 Marsit, Ditës së Mësuesit.

Ai ka thënë se kjo ditë është e veçantë edhe për gjyshin e tij, Shaban Jashari, i cili ka renë heroikisht gjatë betejës së 5, 6 dhe 7 marsit të vitit 1998 në Prekaz.

“Gëzuar 7 Marsi, Dita e mësuesit! Në këtë ditë të shënuar, kujtojmë me nderim përkushtimin e mësuesve dhe arsimdashësve që me sakrifica të mëdha kanë zhvilluar arsimin kombëtar, duke kontribuar në arsimimin e armatës së shkollarëve tanë, arritjen e dijes dhe vlerave arsimore. Kjo ditë është kujtesë e veçantë për Babën Shaban por edhe të gjithë mësuesit që me dashuri të pashoqe kanë kontribuar për arritjen e dijeve dhe arsim në pajtim me kulturën kombëtare në rrethana të rënda. Urime Dita e Mësuesit!”, ka shkruar Jashari në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka pritur në…