Belgjika fiton ndaj Azerbajxhanit

09 shtator 2023 | 18:29

Belgjika ka regjistruar fitoren e tretë në fushatën kualifikuese për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Të udhëhequrit e Domenico Tedesco shënuan fitore sot në udhëtim ndaj Azerbajxhanit. Ndeshja e zhvilluar në “Dalga Arena” përfundoi me rezultatin 0:1.

Golin e vetëm dhe të fitores për “Djajtë e Kuq” e realizoi Yannick Carrasco (38’). Belgjika pas kësaj fitore ka 10 pikë dhe prin në Grupin F, por me pikë të njëjta me Austrinë.

Azerbajxhani mbetet i fundit me vetëm një pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Plot 52 gola të shënuar dhe 9 të tjerë të…