Bellingham: Dua trofe

28 mars 2024 | 16:35

Jude Bellingham po shkëlqen me fanellën e Real Madridit. Në sezonin e parë me “Los Blancos”, mesfushori është shndërruar në një protagonist absolut, duke ndihmuar skuadrën për arritjen e rezultateve të rëndësishme.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, Bellingham ka folur për objektivat. “Çfarë objektivash keni? Trofetë. Dua të jem në gjendje t’i jap vendit tim, Anglisë dhe ekipit tim, Real Madridit, kujtime të shkëlqyera dhe disa trofe”, ka thënë Bellingham.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Kosovës ka dështuar ta votojë në lexim të…