Bellinghami edhe zyrtarisht në Real

07 qershor 2023 | 17:03

Jude Bellingham te Real Madridi do të zyrtarizohet së shpejti dhe këtë e ka konfirmuar klubi gjerman Borussia Dortmund.

Anglezi që shëlqeu te gjermanët kishte zgjedhur Real Madridi para disa ditësh, ndërsa sipas Borussia Dortmund, marrëveshja është shumë afër.

“Lojtari Jude Bellingham është afër kalimit nga Borussia Dortmund në Real Madrid CF. Kjo është marrëveshja e përbashkët e sotme në parim mes palëve. Detajet kontraktuale tani duhet të koordinohen dhe plotësohen”.

“Me realizimin e këtij transferimi Real Madridi do t’i paguajë BVB-së një kompensim fiks të transferimit në shumën prej 103.0 milionë euro”.

“Gjithashtu, është rënë dakord edhe për bonuset që mund të shkojë deri në 30% të shumës së tarifës së transferimit, por kjo varen nga arritja e disa sukseseve sportive nga Real Madridi dhe sukseset sportive ose performancat e lojtarit në Real Madrid në periudhën e gjashtë sezoneve të ardhshme”, thuhet në njoftimin e Borussia Dortmund.

Klubi gjerman ka shkruar se shitja e Bellingham i ka sjell klubit përfitime deri në 77 milionë euro.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-nënpresidenti amerikan, Mike Pence i është shtuar listës së gjatë…