Bellinghami para “El Clasico’-s: Gjithmonë i mbajë në mend festimet e Ronaldos

27 tetor 2023 | 13:06

Përpara asaj që do të jetë përvoja e tij e parë në “El Clasico”, Jude Bellingham ka folur për rivalitetin dhe kujtimet që nga fëmijëria e tij.

Mesfushori i Real Madridit po e pret me padurim ndeshjen, në të cilën pritet të luajë pavarësisht se ka një tendosje shumë të lehtë të muskujve.

“Jam gati, po ndihem mirë”.

“Natyrisht që ka ende një ditë dhe pak për të arritur në gjendjen më të mirë për lojën”.

“Kam pasur një problem të vogël në ndeshjen e fundit në Ligën e Kampionëve, por po ndihem mirë dhe shpresoj që do të jem atje dhe shpresoj që të marrim rezultatin e duhur”.

“Jam shumë i emocionuar. Mezi pres, atmosferën dhe të luaj kundër një kundërshtari që ne si klub e respektojmë shumë”, ka thënë ai në një intervistë për kanalin spanjoll “TVE”.

Duke folur për kujtimet e tij nga shikimi i “El Clasico”-s si i ri, ai foli për Cristiano Ronaldon dhe një nga festimet e tij të famshme në “Camp Nou”.

“Gjithmonë mbaj mend festimet dhe gjëra të tilla, dhe më kujtohet ai i Ronaldos në ‘Camp Nou’, kur ai festoi calma, calma’. Gjërat që ju rrinë në kokë, momentet ikonike”, ka thënë ai.

Jude Bellingham në fillimin e karrierës së tij në Real Madrid

Duke diskutuar muajt e tij të parë në klub në përgjithësi, ai shpjegoi se është përshtatur mirë.

“Thjesht po e shijoj dhe kur po e shijoj futbollin tim, gjithmonë mendoj se luaj në maksimumin tim, aq sa mund të vazhdojë”.

“Deri më tani ka qenë një fillim i mirë, por unë pres që të vazhdoj t’i shpërblej për mënyrën se si më kanë pritur”, ka thënë ylli anglez.

Ndeshja në mes të Barcelonës dhe Real Madridit do zhvillohet nesër (e shtunë) duke filluar nga ora 16:15.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Steven Seagal kishte refuzuar ofertën prej gati 20 milionë eurosh…