Beniada pas kthyerjes në Itali fillon sherret me komshi

21 qershor 2022 | 16:14

Ish-banorja e “Big Brother VIP”, Beniada Nishani është kthyer në Itali për disa kohë pas zhvendosje në Shqipëri. Mirëpo, jo gjithçka duket se ka shkuar siç duhet, pasi ajo ka debatuar me komshien, sepse i kishte zënë garazhdin dhe e kishte ofenduar.

Përmes një video në Instastory, Beniada ka treguar me plot humor se ishte gati t’i hidhte një kovë me ujë në kokë.

“Sa erdha në Itali u zura me komshien sepse kishte vendosur makinën te garazhdi im. Thirra policinë. Vëllai im shkoi t’i thoshte mos ta vendoste më aty makinën herën tjetër. Por, ajo filloi ta shante me fjalë të rëndë. Madje, na shau edhe se ishim shqiptarë. Unë mora telefonin dhe bëra regjistrime sepse nëse dikush të shan pa arsye në Itali dënohet me gjobë nga 1 mijë euro e lart.

Nuk toleroj dot kur dikush të ofendon, shan, lëndon pa asnjë arsye. Isha gati ta lagia me një kovë ujë. Kështu aventura ime në Itali sa erdha, plasi sherri. Kjo situatë më bëri nervoze”, u shpreh Nishani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova U-15 ka përfunduar turneun në Edirne të Turqisë me…