Benzema, besnik i Realit

16 mars 2023 | 17:09

Karim Benzema do të vijojë të luajë në Evropë dhe do të mbajë sërish veshur fanellën e Realit të Madridit.

Sulmuesi 35-vjeçar francez ka kontratë me “Los Blancos” deri në fund të sezonit, por përtej zërave për një transferim në Arabinë Saudite, palët kanë arritur marrëveshjen për rinovimin.

Mediet pranë klubit madrilen zbulojnë se një takim mes sulmuesit dhe Fiorentino Perez, ka qartësuar gjithçka, teksa tashëm mungon vetëm firma për rinovimin deri në qershor të 2024-ës.

Sulmuesi francez, që mban në krah edhe shiritin e kapitenit te Reali i Madridit, vijon të mbetet një pikë referimi në sulm dhe synon një tjetër trofe në Ligën e Kampionëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka…