Benzema ia siguron fitoren Realit

06 prill 2019 | 18:14

Real Madridi pas humbjes 2-1 të pësuar kundër Valencias në  mesjavë, është kthyer te fitorja në La Liga pasi ka mundur në shtëpi Eibarin me të njëjtin rezultat.

Madrilenët kanë arritur të sigurojnë tri pikët falë Karim Benzema, i cili ka shënuar të dy golat e vendasve (59’, 81’), duke përmbysur rezultatin pas golit të realizuar nga miqtë me Cardonan në minutën e 39-të.

Pavarësisht fitores, Real Madrid ka regjistruar një statistikë negative sot pasi ka pësuar golin e 62 në ndeshjet e këtij sezoni të luajtura në të gjitha kompeticionet, më shumë se çdo skuadër tjetër e La Liga-s. Nuk ka qenë një ditë e mirë as për Gareth Bale, i cili është vërshëllyer nga tifozët tri minuta pas fillimit të takimit pasi ka gabuar kontrollin e topit.

Kjo fitore e ka ndihmuar ekipin e Zidane të shkojë dy pikë larg Atletico Madridit të vendit të dytë, që do të luajë mbrëmjen e sotme në fushën e Barcelona-s.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Rinisë Demokratike të Kosovës, Donjet Bislimi, ka takuar…