Benzema kërkon largimin e përkohshëm nga Arabia

23 janar 2024 | 22:18

Karim Benzema ka kërkuar të largohet përkohësisht nga Al Ittihad, duke pasur parasysh situatën problematike të tij, gjithnjë e më shumë mosmarrëveshje me klubin e tij aktual. Sulmuesi francez është rikthyer në stërvitje në Jeddah, ndërsa skuadra e tij është në Dubai duke u përgatitur për rinisjen e sezonit më 7 shkurt.

Benzema në fakt është larguar me dëshirën e tij para fundit të vitit 2023, duke humbur seancat e fundit të stërvitjes së klubit në mënyrë të pajustifikueshme. E gjitha kjo ngjarje pas disfatës së rëndë të pësuar nga Al Nassr e Cristiano Ronaldos.

Ish-lojtari i Real Madrid, i ndjerë nën presion nga Al Ittihad, ka kërkuar që të largohet përkohësisht nga klubi, me drejtuesit e klubit arab që i kanë propozuar që të shkojë në huazim në një ekip tjetër në kampionatin saudit. Benzema e hodhi menjëherë poshtë duke kërkuar huazimin në Evropë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rivalët e peshës së lehtë, Florian Marku dhe Chris Kongo,…