Beqaj: Gjithmonë mirënjohës SHBA-ve për vendosjen e paqes në Kosovë

12 qershor 2019 | 13:57

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, ka marrë pjesë në ceremoninë e 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës nga forcat e Aleancës Veriatlantike NATO.

“Sot, jemi shumë të nderuar me prezencën e akterëve të lirisë së vendit tonë, Presidentit Bill Clinton, Sekretares Madeleine Albright, Gjeneralit Wesley Clart si dhe shumë personaliteteve tjera, për të shënuar së bashku shënimin e 20-të vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë. Gjithmonë mirënjohës SHBA-ve për vendosje e paqes në Kosovë”, ka shkruar ministri Besim Beqaj në profilin e tij në  rrjetin “Facebook”.

Ndryshe, 12 qershori i vitit 2019 shënon 20 vjetorin e hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mjekët në Gjinekologji po kryejnë më lehtë punën në ndërhyrjet…