Histereskopi lehtëson trajtimin e pacienteve në Gjinekologji

12 qershor 2019 | 13:30

Mjekët në Gjinekologji po kryejnë më lehtë punën në ndërhyrjet e ndërlikuara kirurgjike, pas ardhjes së pajisjeve të reja.

Sipas një njoftimi të QKUK-së, në bazë të raportit të punës, në këtë klinikë, gjatë periudhës janar-maj, janë kryer 26 operacione me histeroskop në mitër, duke mbuluar të gjitha rastet që kishin nevojë për një intervenim të tillë.

Histeroskopi është një aparaturë mjekësore gjinekologjike, ku me anë të kamerës vërehen të gjitha ndryshimet në qafën dhe kavitetin (hapësirën) e mitrës.

Klinika e Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës është pajisur me këtë pajisje gjatë vitit të kaluar.

Për ta rritur cilësinë e shërbimeve, Ministria e Shëndetësisë dhe SHSKUK, njëkohësisht, e kanë furnizuar këtë klinikë edhe me thikë ultrasonike, laparaskop, tavolina gjinekologjike-operative dhe llamba operative për të gjitha sallat.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë tryezës së organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë…